Barcelona, kundër skuadrës më të dobët në fushën e saj në La Liga

barcelona kunder skuadres me te dobet ne fushen e saj ne la liga








































Nëse ka një fushë që Barcelona ka bërë mirë në vitet e fundit, ajo është “Anoeta” e vjetër, e njohur tashmë si “Reale Arena”.

1764_ELSHINTADOTCOM_20240514_000_34rh4an_jpg

Po flasim për Sociedadin, rivali i ardhshëm në La Liga i kryesuesve të kampionatit spanjoll. Ndeshjet e tyre të fundit në San Sebastian kanë përfunduar me fitore, disa çuditërisht të thella. Aq sa, për të parë fitoren e fundit të Sociedadit kundër Barcelonës, duhet të ktheheni gati tetë vjet mbrapa, kur skuadra baske mundi Barcelonën 1-0.

Që nga ai sezon (2015-2016), të gjitha rezultatet kanë qenë negative, duke grumbulluar gjithsej gjashtë humbje dhe dy barazime. Disa rezultate kanë qenë gjithashtu veçanërisht të rënda për bardheblutë, si p.sh. 1-6 që pësuan në sezonin 2020-2021 ose 1-4 në sezonin 2022-2023. Për t’i bërë gjërat edhe më keq për vendasit është forma e Barcelonës, që vjen në këtë takim pas shtatë fitoreve radhazi mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve.

Çuditërisht, Sociedadi pret Barcelonën në një nga momentet e veta më problematike. Edhe pse shifrat e tyre si vizitorë janë më se të pranueshme – tri fitore, dy barazime dhe një humbje e vetme – bilanci në shtëpi është thjesht katastrofik.

Sociedadi ka marrë vetëm 4 nga 18 pikët e mundshme: ata kanë arritur vetëm një fitore në gjashtë ndeshje, kundër Valencias (3-0) dhe një barazim kundër Atletikos së Madrid (1-1), duke lënë tre pikë kundër Vajekanos (1- 2), Alaveshit (1-2), Realit të Madridit (0-2) dhe Osasunës (0-2).

Një bilanc që e bën Sociedadin si skuadrën më të dobët në La Liga në shtëpi. Madje edhe skuadrat që mbyllin renditjen si Valencia e Vajadolidi kanë bërë më mirë se Sociedadin në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →