Bota Sport

Barcelona zyrtarizon Olmon, zbulohet klauzola stratosferike që katalanasit i kanë vendosur mesfushorit spanjoll

barcelona zyrtarizon olmon zbulohet klauzola stratosferike qe katalanasit i kane vendosur mesfushorit spanjoll





































Tashmë është zyrtare! Dani Olmo rikthehet në shtëpi te Barcelona, klubi në të cilin nisi karrierën në vitin 2007.  Fantazisti që shkëlqeu në Euro 2024 me Spanjën u largua nga gjermanët e Lajpcig duke firmosur me katalanasit një kontratë deri në verën e vitit 2030.  

OLMO-LAPORTA

Olmo i kushtoi Barcelonës 47 milionë euro, por duke përllogaritur edhe bonuset kjo shifër shkon në 60 milionë euro. 

Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë kontratë është klauzola e lirimit. Kështu, kushdo klub që do të tentojë të transferojë Olmon para vitit 2030, do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës plot 500 milionë euro. 

Me këtë shifër, bluagranat kërkojnë të qëndrojnë të qetë sa i takon të ardhmes së 26-vjeçarit, pasi synojnë të nisin së bashku me të një projekt që do ta rikthejë skuadrën sërish pretendente kryesore në Spanjë dhe Europë. 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts