Bota Sport

Bardheblutë kanë afruar 13 futbollistë, duke rritur vlerën e ekipit. Tirana, 2.5 milionë euro në hyrje

bardheblute kane afruar 13 futbolliste duke rritur vleren e ekipit tirana 2 5 milione euro ne hyrje





































Tirana nuk shet lojtarë në merkato, por fiton 2.475 milionë euro nga afrimet e futbollistëve. Themi kështu, pasi 13 lojtarët e afruar vlejnë 2.475 milionë euro ose më shumë se gjysma e vlerës së skuadrës së vjetshme.

tirana

Dy lojtarët më të vlefshëm janë Arhan Isuf dhe Abel Abah. Vlera e tyre shkon në 300 mijë euro secili. Së bashku me Përgjonin janë tre lojtarët më të shtrenjtë në ekip. Më pas janë edhe lojtarë të tjerë, ndërkohë që dy futbollistët më pak të kuotuar janë Henry Marku dhe Romeo Harizaj me nga 100 mijë euro. Për t’u shënuar është fakti që Tirana këtë sezon, ndonëse ka afruar 13 lojtarë nuk ka shpenzuar një euro. i gjithë investimi 200 mijë euro ka qenë vetëm për Europën dhe rrogat e lojtarëve.

STATISTIKAT – Dy lojtarët më të vjetër të afruar janë Admir Bajroviç dhe Ian Soler. Dyshja është 28 vjeç dhe janë më të vjetrit në ekip. Lojtari më i ri i afruar është Abel Abah, i cili vjen nga Serbia. Lojtari më i vjetër në ekip tani është Gledi Mici 33 vjeç, ndërsa më i riu i federuar është Jordi Jaku. Mesatarja e afrimeve është 24.3 vjeç.

TË HUAJT – Sezoni ka edhe një tjetër rekord. Për herë të parë pas shumë vitesh, Tirana ka në skuadër gjashtë të huaj. Ata janë Abah Bajroviç, Dembele, Soler, Isuf dhe Zharmuni. Njëri prej tyre do të qëndrojë jashtë, duke mos u aktivizuar dot si titullar. Lojtarë nga Kosova apo Maqedonia janë vetëm dy Nikqi dhe Ismaili, ndërsa pjesa tjetër janë shqiptarë.

LARGIMET – Tirana ka pësuar edhe një ndryshim rrënjësor. Përveç 13 afrime, skuadra në këtë moment që flasim ka larguar jashtëzakonisht futbollistë. Kështu, nga fundi i kampionatit deri në këtë moment që flasim janë 10 largime dhe me peshë madje. Ata janë Erjon Hoxhallari, Bruno Lulaj, Kristal Abazaj, Ardit Deliu, Regi Lushkja, Patrik Robson, Liridon Latifi, Filip Najdovski, Mustafë Abdullahu, Ilion Lika.

SHITJET – Në këtë moment që flasim, ndryshe nga sezonet e tjera Tirana këtë verë akoma nuk ka bërë një shitje. Kozi, Abdullahu, Jaku, Meta e ndonjë lojtar tjetër janë në merkato, por të shohim. Për momentin e ardhura e vetme e skuadrës kanë qenë 325 mijë eurot e Europës.

tirana tabel

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts