Bardhi publikoi bisedat në SkyECC, reagon drejtori i Policisë Shkodër: Shpifje! Synojnë të cenojnë figurën time

bardhi publikoi bisedat ne skyecc reagon drejtori i policise shkoder shpifje synojne te cenojne figuren time





































Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Edmond Sulaj, ka reaguar në lidhje me bisedat që ka publikuar në bisedat në SkyEcc, nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

edmond sulaj

Ai shprehet se deklarimet e Bardhit janë shpifje që synojnë “të cenojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit”.

Ndër të tjera ai paralajmëroi kallëzim penal ndaj Bardhit.

LEXO EDHE: “O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?- Gazment Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e Sky ECC: Po ta them unë kush ta emëroi drejtorin e Policisë në Shkodër

Reagimi i Drejtorit te Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj

Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësus i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, unë ndiej përgjegjësinë morale dhe profesionale të sqaroj opinion publik se këto deklarata të bëra sot, janë shpifje, të pabazuara dhe synojnë që të cënojnë figurën time në këtë proces të rëndësishëm të hapjes së konkurseve për pozicionet drejtuese në Policinë e Shtetit.

Sqaroj opinionin publik se unë Drejtuesi i Parë Edmond Reis SULAJ, jam emëruar në këtë pozicion sipas Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 6108, datë 11.10.2023. Sqarohet qartësisht se emërimi im, është kryer rreth 3 vite  më vonë se periudha kohore së cilës i referohet deklaruesi.

Në vijim, informoj se do të procedoj me hapat ligjorë që parashikon ligji në fuqi, përfshirë edhe depozitimin e një kallëzimi penal.

Faleminderit!

WhatsApp Image 2024-09-12 at 15.17.22

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →