Bardhi reagon pas deklaratave të Veliajt: Nuk do jetë e largët dita kur shërbimet shëndetësore do ti marrësh në Spitalin e Burgut

bardhi reagon pas deklaratave te veliajt nuk do jete e larget dita kur sherbimet shendetesore do ti marresh ne spitalin e burgut
bardhi reagon pas deklaratave te veliajt nuk do jete e larget dita kur sherbimet shendetesore do ti marresh ne spitalin e burgut

Kreu i grupit parlamentar të PD,  Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e sotme.

Bardhi shkroi në Facebook se askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë.

Ai u shpreh se nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!

Reagimi i plotë:

Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milion euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!

Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Pse ai edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës.

Kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e tij nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. Askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Hajnat dhe abuzuesit me detyrën e kanë vendin në burg!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →