Baroni i drogës, Gëzim Çela njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Gjatë seancës, refuzoi të…

baroni i droges gezim cela njihet me masen e sigurise ne gjykaten e posacme gjate seances refuzoi te
baroni i droges gezim cela njihet me masen e sigurise ne gjykaten e posacme gjate seances refuzoi te

Gjykata e Posaçme i cakton masën e sigurisë arrest në burg për baronin e drogës, Gëzim Çela pak ditë pas ekstradimit nga Kosova.

Po ashtu Gëzim Çela ka nisur që të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor 2015. Në atë kohë, Çela është dënuar për trafik droge me 10 vite e 8 muaj burg.

Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.

Gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës në të njëjtën shtëpi u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 15 fishekë. 55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →