Basha: Berisha po e çon PD për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve. Do kallëzojmë në SPAK gjyqtarët e Apelit

basha berisha po e con pd per dhjame qeni do i fuse krahun demokrateve do kallezojme ne spak gjyqtaret e apelit
basha berisha po e con pd per dhjame qeni do i fuse krahun demokrateve do kallezojme ne spak gjyqtaret e apelit

Lulzim Basha nga studio e “Open” në News24 tha se po shqyrtohet mundësinë që gjyqtarët e Apelit që ia kaluan vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës, të kallëzohen në SPAK, por edhe në KLGJ.

Basha tha se po shikohet nëse këta gjyqtarë kanë shpërdorur detyrën ose jo. Basha ka pretenduar se vendimi i Apelit është një pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke u shprehur se kjo Gjykatë nuk zbatoi atë vendimin e Gjykatës së Lartë që kërkonte një gjykim themeli. Basha tha se ekipi i juristëve do ndjekë deri në fund rekursin për logon dhe vulën e PD-së, ndërsa ai do angazhohet në takimet me qytetarët.

“Berisha dhe Rama janë dinosaurët që nuk duan të flitet për asgjë. Njëri thotë do mbaj vulën për tu mbrojtur nga amerikanët, tjetri thotë mbaj vulën ti se unë do mbaj pushtetin”, u shpreh Basha. Ai tha se ata që ndodhen në krah të Berishës kanë vënë shishen te rradha se kush do të bëhet kryetar pasi të ikë Berisha.

[embedded content]

“Sali Berisha do e çojë PD në 2025 për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve. Do e ndjekim çështjen e logos së PD-së deri në Strasburg. Ne do të jemi në 2025 një alternativë për shqiptarët, me apo pa logo. Pazari i Berishës ka nisur me bashkimin e votave për lirimin nga burgu të të korruptuarve të Edi Ramës, me prishjen e komisionit për reformën zgjedhore, vijoi me vulën, dhe objektivi kryesor i të dyve është SPAK. E kanë gati”,  u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →