Basha humbi vulën dhe partinë, fillojnë largimet e përkrahësve të tij! Deputetja e Fierit lajmëron se do jetë me…

basha humbi vulen dhe partine fillojne largimet e perkrahesve te tij deputetja e fierit lajmeron se do jete me

































Tre ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon Sali Berishës, Deputetja e Partisë Demokratike në Fier, Eralda Tase Bano e cila ishte pjesë e grupit të Bashës, ka marrë vendimin për t’iu bashkuar PD-së zyrtare.

171597561_120257913476603_3533035878894268315_n

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bano shprehet se  është e bindur se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të ketë një opozitë të formuar dhe të papërçarë, duke shtuar se vendimi i saj nuk është i thjeshtë, ajo do të mbetet deputete e PD.

Reagimi i Eralda Tase Bano:

Të dashur qytetarë,

Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar,

Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.💙✌🏻

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →