Shqiperia

Basha kujton heroin legjendar të Kosovës: Adem Jashari vuri gjakun e tij dhe të familjes në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur

basha kujton heroin legjendar te kosoves adem jashari vuri gjakun e tij dhe te familjes ne themelet e kosoves se lire e te pavarur
basha kujton heroin legjendar te kosoves adem jashari vuri gjakun e tij dhe te familjes ne themelet e kosoves se lire e te pavarur

Lulzim Basha ka kujtuar sot heroin e Kosovës Adem Jashari.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se Komandanti legjendar i UÇK-së vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.

“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim dhe krenari të thellë kombëtare para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”, shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts