Lulzim Basha ka kujtuar sot heroin e Kosovës Adem Jashari.
Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se Komandanti legjendar i UÇK-së vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur.
“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim dhe krenari të thellë kombëtare para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”, shkroi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co