Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh të rinjve, ndërsa i fton ata që të bëhen pjesë e aksionit të opozitës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thekson se alternativa e PD do të fuqizojë dhe frymëzojë Shqipërinë.
“Alternativa jonë do ta fuqizojë, frymëzojë dhe do ta katapultojë Shqipërinë 🇦🇱 drejt një të ardhmeje të paparë ndonjëherë. Sepse transformimi teknologjik marramendës që po vjen, na i jep të gjitha këto mundësi.
Prandaj të gjithë të rinjve shqiptarë ju bëj thirrje nga kjo sallë “Bëhuni gati”: Ky do të jetë një rrugëtim që do t’ju vendosë në qendër të inovacionit, të edukimit dhe të mundësive të pafundme.”, shkruan Basha.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co