Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, në një intervistë me gazetarin Osman Stafa në News24, u pyet nëse ende është e hapur dera për Lulzim Bashën në parti.
Bardhi tha se për momentin nuk ndjek asnjë aktivitet të Bashës dhe as nuk e di ku është, por shtoi se nëse do të bëjë opozitë kundër qeverisë Rama, mund të bashkohet.
“S’e di ku është Basha, çfarë bën. Nuk e ndjek në veprimtarinë e tij dhe nuk e kam parë në opozitë me qeverisjen e Ramës. Në momentin që do të bëjë opozitë me qeverinë e Ramës, ne duhet të bashkojmë çdo anëtar të PD-së për të mundur Edi Ramën”, tha ai.
Ndër të tjera, kreu i Grupit të PD-së u pyet dhe se çfarë do të ndodhë me PD-në nëse humbet zgjedhjet e 2025. Në përgjigje ai tha: “Ne jemi në 2024, zgjedhjet janë pas 8 muajsh. Kjo pyetje bëhet sa hera ka zgjedhje dhe unë nuk flas me nëse. PD duhet të bëjë gjithçka në kohën e mbetur në bashkëpunim me qytetaret që duan ndryshimin, për të fituar zgjedhjet.”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co