Shqiperia

Bashkëpunëtor i narko-trafikantit Dritan Gjika, zbulohet emri i shqiptarit pjesë e kartelit të kokainës nga Amerika Latine drejt Spanjës. SPAK i sekuestroi pasuritë (Foto)

bashkepunetor i narko trafikantit dritan gjika zbulohet emri i shqiptarit pjese e kartelit te kokaines nga amerika latine drejt spanjes spak i sekuestroi pasurite foto

Një tjetër emër shqiptari është zbuluar, i skeduar si bashkëpunëtor i 48-vjecarit shqiptar Dritan Gjika, i cili është shpallur në kërkim pas një operacioni ndërkombëtar që goditi një organizatë kriminale të trafikut të kokainës që drejtohej nga shkodrani.

Sipas “KCH”, shumë nga emrat e përmendur në raportin e ish kandidatit për President, Fernando Villavicencio, i ekzekutuar në gusht 2023, rezultojnë pjesë e dosjes “Pampa” që përfundoi me 31 të arrestuar pak ditë më parë. Në raportin e Villavicencio në dhjetor 2022, përmendet edhe emri i shqiptarit Erjet Strefi si bashkëpunëtor i Gjikës.

0881b9a4 7418 4860 Bbcf 5a028857bb40
0881b9a4 7418 4860 Bbcf 5a028857bb40

Nuk dihet në fakt nëse Strefi është edhe pjesë e hetimeve të operacionit “Pampa”. Por nga raporti i Villavicencios, Strefi përmendet si i njohur me pseudonimin “Daja” dhe i kërkuar prej vitin 2019 nga Çekia.

Në tetor të një viti më parë, SPAK konfiskoi  pasuritë e mëposhtme të Erjet Strefit dhe njerëzve të lidhur me të, konkretisht:

  1. Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
  1. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
  1. Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMË”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S.

Sipas SPAK, shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts