Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar sot efektivin e Forcave Operacionale Ervis Shkurta, pasi ky i fundit dyshohet se ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike nga tre të rinj që u arrestuan me rreth 1 kg kokainë.
Në aksionin e mbrëmjes së të enjtes ku antidroga e Tiranës arrestoi 3 të rinjtë, 38-vjeçari Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largohen sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta.
Mësohet se efektivi i kishte rënë telefonit të një prej të arrestuarve 7 herë mbrëmjen kur u kapën nga Antidroga. Po ashtu ai kishte dërguar një mesazh ku pyeste “A mbaruat punë?”
Polici u zbulua pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’. Polici kontaktonte me një numër anglez me të arrestuarit ku komunikonin për drogën.
Polici ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale kur është marrë në pyetje.
Sipas hetimeve të deritanishme hetuesit dyshojnë se roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co