Bashkëpunimi mes dy Federatave të Futbollit, Presidenti Ademi takon homologun Sejdini

bashkepunimi mes dy federatave te futbollit presidenti ademi takon homologun sejdini
bashkepunimi mes dy federatave te futbollit presidenti ademi takon homologun sejdini

Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të avancuar bashkëpunimin e tyre. Kjo u konfirmua së fundmi në një takim miqësor midis presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini.

Në këtë takim, presidenti Ademi e përgëzoi mikun e tij për arritjet e deritashme dhe Asamblenë e suksesshme të FFM-së në fundjavën që e lamë pas, e ku u konfirmua avancimi i futbollit në Maqedoninë e Veriut nën drejtimin e tij.

Dy presidentët diskutuan gjithashtu për potencialet e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy federatave, veçanërisht në zhvillimin e grupmoshave të reja dhe në promovimin e futbollit për vajzat.
Një prej ideve të diskutuara ishte organizimi i një kompeticioni të përbashkët për ekipet U13 dhe U14, duke përfshirë 3-4 ekipe nga secili kampionat. Sipas dy presidentëve, kjo garë do të ishte nxitje e konkurrencës së shëndetshme mes ekipeve të të rinjve dhe do të kontribuonte në rritjen e nivelit të futbollit dhe në zhvillimin e talenteve në të dyja vendet.
Temë tjetër që u trajtua në këtë takim ishte edhe çështja e sistemit VAR, të cilin tash e dy vjet FFK është duke e zbatuar me sukses në kampionatin vendor. Presidenti Ademi shprehu gatishmërinë e FFK-së për të ndihmuar FFM-në në këtë proces me ekipet e tij të VAR-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →