Bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve/Ministri Mete takohet me drejtues të lartë të Doganave Italiane dhe Guardia di Finanza

bashkepunimi mes institucioneve te dy vendeve ministri mete takohet me drejtues te larte te doganave italiane dhe guardia di finanza
bashkepunimi mes institucioneve te dy vendeve ministri mete takohet me drejtues te larte te doganave italiane dhe guardia di finanza

ITALI

Ministri i Financave Ervin Mete, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Roberto Alesse dhe Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro, në kuadër të një vizite zyrtare në Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i bashkëpunimit mes institucioneve të dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes administratave doganore të dy vendeve dhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë, palët biseduan mbi lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, përputhjen e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian, rritjen e mëtejshme të sigurisë ndërkufitare dhe luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.

Ministri Mete shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë kuadër, Ministri vlerësoi si një zhvillim pozitiv nënshkrimin e Memorandumit mes Administratës Doganore Shqiptare, asaj Italiane dhe Guardia di Finanza për vënien në funksion të Komisionit të Përbashkët Doganor Italo-Shqiptar, si një instrument për forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë.

Komisioni do të kryejë monitorimin e bashkëpunimit mes administratave doganore të dy vendeve dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →