“Bashkia Krujë hedh mbeturinat në zonë të banuar”, Merita Bakiu: Gjendje alarmante, qeveria të ndërhyjë

bashkia kruje hedh mbeturinat ne zone te banuar merita bakiu gjendje alarmante qeveria te nderhyje
bashkia kruje hedh mbeturinat ne zone te banuar merita bakiu gjendje alarmante qeveria te nderhyje

Deputetja Merita Bakiu, ka ngritur shqetësimin se në bashkinë Krujë, hidhen mbeturinat në një zonë të banuar duke u kthyer në një shqetësim serioz për ata që jetojnë aty.

Përpos kësaj, Bakiu shtoi se aty pranë ndodhet dhe një liqen i cili ndotet nga pirgu i mbeturinave.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme dhe të largohet kjo pikë grumbullimi mbetjesh pasi aty jetojnë qytetarë që kanë familjet dhe fëmijët e tyre.

“Jam këtu për një problematikë tepër shqetësuese të Bashkisë Krujë. Besoj që pamjet nuk kanë nevojë për shumë fjalë. Është pika e grumbullimit të plehrave të zonës së Krujës dhe të zonës së Fushë Krujës. Shikojeni se në cfarë situatëe ndodhemi këtu. Me taksat e njerëzve që banojnë në këto zona, mbahen inceneratorët që i trumbeton qeveria me të madhe. Poshtë kësaj zone, banojnë me qindra qytetarë që kanë familjet dhe fëmijët e tyre. Por mbi të gjitha kjo pikë grumbullimi është ngjitur me një liqen, imagjinojeni se çfarë do të thotë që të kemi ndotje jo vetëm të ajrit por edhe ndotjen e ujërave. Është gjendje alarmante, prandaj kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga ana e qeverisë për të sistemuar grumbullimin e këtyre mbetjeve në Bashkinë Krujë. Shqetësimi i njerëzve ka kohë që ka qenë për këtë problem dhe ato sot vazhdojnë me insistim ku kërkojnë që të largohet sa më parë kjo pikë grumbullimi nga zona e banuar”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →