“Bashkia Tiranë cilësohet ndër institucionet më të korruptuara në vend”, Këlliçi për arrestimet e drejtorëve: SPAK ka vepruar pjesërisht

bashkia tirane cilesohet nder institucionet me te korruptuara ne vend kellici per arrestimet e drejtoreve spak ka vepruar pjeserisht
bashkia tirane cilesohet nder institucionet me te korruptuara ne vend kellici per arrestimet e drejtoreve spak ka vepruar pjeserisht

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit Belind Këlliçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar arrestimet e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës, për korrupsion.

Këlliçi theksoi se Bashkia e Tiranës është ndër institucionet më të korruptuara në vend. Për Këlliçin, SPAK ka vepruar pjesërisht. Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë e të sekuestrojë të gjitha pasuritë e paligjshme të të prangosurve.

“Kam qenë deputeti i tretë më i votuar në Tiranë nga PD. Unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike. Kompania 5D ishte në duart e disa drejtorëve, që jepnin tendera tek familjarët e tyre. Kur e mora informacionin ishte në kufijtë e të pabesueshmes. Bazuar në deklaratën time të kryetarit të PD në Tiranë, SPAK ka nisur hetimet. SPAK sot ka vepruar pjesërisht. Kjo është një tjetër lëvizje e Veliajt që të shpëtojë lëkurën. Unë kam bërë dhe kallëzimë të tjera. Kam denoncuar zinxhirin drejtues të Bashkisë Tiranë. Këta janë dhe drejtuesit e fushatës elektorale të Veliajt më 14 maj 2023. Shefi i shtabit ka qenë Taulant Tushe. Si ka mundësi që Veliaj nuk di asgjë se çfarë bëhet në bashki, këtë fabul askush nuk mund ta besojë. Sot që ne flasim Bashkia Tiranë cilësohet institucioni më i korruptuar në Shqipëri, por edhe aty ka individë të ndershëm. SPAK do bënte mirë që siç ka vepruar me drejtorin e ARRSH, të veprojë dhe në këtë rast. SPAK të sekuestrojë të gjitha pasuritë e paligjshme. I njëjti standard duhet edhe për titullarët e Bashkisë së Tiranës. Kanë bërë hotel 15 milionë euro me rroga 800 mijë lekë të vjetra? Prandaj ikin qytetarët, sepse këtu bëhet hataja me vjedhje”, u shpreh Këlliçi.

Më tej, Këlliçi shtoi se nuk ndodh në asnjë vend të botës që të shpenzohen 130 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Për Këlliçin, këto mega afera korruptive bëjnë që qytetarët të ikin nga vendi.

Në qarqet politike dhe mediatike qarkullon lajmi se ka përplasje mes Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo është përplasje bandash. Është vetë zv kryeministrja Balluku ka fajësuar Veliajn për aferën e inceneratorëve. Këtu kemi të bëjmë me aferë korruptive. Janë harxhuar 130 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Këta që janë arrestuar kanë bërë kërdinë duke blerë vota në Tiranë. Sa i përket masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, masa është pa asnjë provë. Drejtësia nuk mund të jetë selektive”, deklaroi Këlliçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →