Bashkimi Evropian vendos t’i heqë sanksionet dy personave rus, mes tyre djali i një oligarku! Ja arsyeja

bashkimi evropian vendos ti heqe sanksionet dy personave rus mes tyre djali i nje oligarku ja arsyeja





































Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e sanksioneve, Nikita Mazepinin dhe Violetta Prigozhinan, sipas disa burimeve të Radios Evropa e Lirë.

BE

BE-ja i ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesë në viza ndaj 2.300 personave dhe subjekteve, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Çdo gjashtë muaj, sanksionet ndaj këtyre personave duhet të zgjaten me konsensus të 27 vendeve anëtare.

Afati i fundit për vazhdim të sanksioneve është 15 shtatori.

Kur është votuar për sanksionet në të kaluarën, Hungaria ka kërkuar heqjen e disa personave nga lista, në mënyrë që Budapesti t’i miratojë ato.

Disa vende më të zëshme kundër Rusisë, sikurse Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, kanë kërkuar që blloku të miratojë sanksionet në baza vjetore, dhe jo çdo gjashtë muaj, por Budapesti ka dalë kundër.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe qeveria e tij u kanë rezistuar vazhdimisht sanksioneve dhe e kanë akuzuar Brukselin se po dëmton ekonominë e Hungarisë dhe vendeve tjera anëtare, përmes këtyre masave.

Hungaria është aktualisht në krye të Presidencës së BE-së.

Diplomatët e BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se është arritur një kompromis për vazhdim të sanksioneve ndaj personave të listuar, përveç dy personave.

Është propozuar që Mazepin dhe Prigozhina të largohen nga lista, pasi konsiderohen “raste të dobëta” nga shërbimi ligjor i BE-së, që vëzhgon aspektet juridike të politikës së sanksioneve të Brukselit.

Mazepin, ish-vozitës në garat Formula One, njëherësh djali i oligarkut rus, Dmitry Mazepin, e ka fituar më herët gjatë vitit rastin në gjykatë për heqje të sanksioneve ndaj tij.

Megjithatë, ai ka mbetur në listë, pasi, BE-ja ka argumentuar se vendimi ka përmendur vetëm periudhën parapake të sanksioneve, dhe që prej atëherë Brukseli e ka përditësuar listën me kritere të reja.

Prigozhina, nëna e oligarkut të ndjerë rus, ish-shefit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka fituar betejën në gjykatë vitin e kaluar, mirëpo ka vazhduar të jetë pjesë e sanksioneve.

Prigozhin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, për kohë të gjatë, ka vdekur bashkë me nëntë persona tjerë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në gusht të vitit 2023, dy muaj pas nisjes së një rebelimi të Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse.

Prigozhina është artiste dhe pronare e një galerie artesh. Faza pasuese për miratim sanksionesh është në mars të vitit 2025./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →