Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24, komentoi situatën politike në Himarë.
Lubonja theksoi se bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë. Ai shtoi se Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.
“Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar.
Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, deklaroi Lubonja.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co