“Bashkohuni se Shqipëria po tretet”- Berisha thirrje deputetëve të Bashës: Jeni të mirëpritur, vendi juaj është tek elektorati i PD

bashkohuni se shqiperia po tretet berisha thirrje deputeteve te bashes jeni te mirepritur vendi juaj eshte tek elektorati i pd

































Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve është ndalur sërish te vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit i cili riktheu vulën dhe simbolet në selinë blu, aty ku sic tha ai është shumica e demokratëve.

sali berisha

‘Mesazhi i arritjes së djeshme është një dhe vetëm një: Është bashkimi, bashkimi dhe vetëm bashkimi!’,  u shpreh Berisha në protestën që zhvillohet në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’.

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë një tjetër thirrje deputetëve të PD-së që ende nuk janë afruar në grupin parlamentar.

‘Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Jeni të mirëpritur!’, u shpreh Berisha.

Berisha i ka bërë një tjetër thirrje partive politike opozitare që të bashkohen rreth Partisë Demokratike. ‘U bëj thirrje të gjitha partive politike opozitare të bashkohemi se Shqipëria po tretet’, theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Pjese nga fjala e Sali Berishes

Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.

Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.

Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.

Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur.

Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.

Beteja e madhe është përpara.

Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.

T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.

Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura.

I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co