Nuk ka as surpriza e as mrekulli në finalen e meshkujve në basketboll. Të konkurrosh SHBA është thuajse e pamundur, nuk e bëri dot as Franca, me “gjelat” që u dorëzuan në finale pavarësisht mbështetjes së madhe nga publiku. Ekipi i ëndrrave, SHBA, siguroi medaljen e artë, duke mbrojtur titullin olimpik brenda në Paris, teksa triumfuan me shifrat 98-87.
Të udhëhequr nga dyshja Stephan Curry-LeBron James, ekipi përfaqësues i amerikane, nuk e vendosi finalen në asnjë moment në dyshim duke marrë kontrollin e lojës që në start. Pasi dhuroi spektakël në gjysmëfinale, ku u shpall edhe lojtari i ndeshjes, Stephan Curry bëri të njëjtën gjë edhe në finalen e madhe ku realizoi 24 pikë, ylli i Golden State ishte perfekt ku realizoi saktë 8 goditje për3 pikë.
[embedded content]
Në formë fantastike ishte edhe Durant i cili realizoi 15 pikë. Durant futet në historinë e Lojërave Olimpike si basketbollisti i parë dhe i vetëm që fiton 5 medalje të arta. Kjo ishte medalja e parë në karrierë për njeriun simbol të SHBA në Paris, Stephan Curry.
Franca duhet të kënaqet vetëm me medalje argjendi, ndërsa medalja e bronzit shkoi për Serbinë e cila mposhti Gjermaninë në finalen e vogël me rezultatin 93-83.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co