Bastet për datën e zgjedhjeve, nën hetim edhe drejtori i fushatës së Konservatorëve

bastet per daten e zgjedhjeve nen hetim edhe drejtori i fushates se konservatoreve

Drejtori i fushatës së Partisë Konservatore ka marrë një “leje “, ndërsa ai është hetuar për një bast të supozuar në datën e zgjedhjeve të përgjithshme.

Një burim konservator ka konfirmuar se Tony Lee wshtw twrhequr nga roli i tij. Më herët kishte dalë se gruaja e tij, Laura Saunders, po përballej me një hetim nga Komisioni i Lojërave të Fatit.

Zonja Saunders, kandidatja konservatore në Bristol North West, ka punuar më parë në selinë e Partisë Konservatore në qendër të Londrës.

Ajo është kandidatja e dytë e ardhshme parlamentare që po shqyrtohet nga rregullatori i lojërave të fatit.

Capture1
Capture1

Zbulimi vjen pas lajmit se një oficer policie që punonte në ekipin e mbrojtjes së ngushtë të Rishi Sunak është arrestuar si pjesë e një hetimi të veçantë për bastet e vendosura lidhur me datën e zgjedhjeve. Policia Metropolitane u kontaktua nga Komisioni i Lojërave të Fatit të premten e kaluar dhe informoi se komisioni po shqyrtonte aktivitetet e një anëtari të komandës speciale të Mbrojtjes të Skotland Yard.

Policia, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është hequr menjëherë nga detyrat operative.

Craig Williams, një ndihmës i lartë i Kryeministrit, thuhet gjithashtu se ka vënë bast 100 £ lidhur me dartën se kur do të mbaheshin zgjedhjet, para se Kryeministri Sunak ti shpallte ato.

Williams, i cili kandidon për tu rizgjedhur deputet, ka vënë bast që zgjedhjet të mbahen në korrik tre ditë përpara se të shpallej, sipas The Guardian.

Pretendimi nuk është kundërshtuar nga zoti Williams.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →