Bastet, transmetimi dhe gjyqtari/ Ja çfarë duhet të dini për duelin Shqipëri-Spanjë

bastet transmetimi dhe gjyqtari ja cfare duhet te dini per duelin shqiperi spanje

































Dyseldorfi është stacioni i 3-të gjerman i kuqezinjve në “Euro 2024”.fdjNë stadiumin “Merkur Spiel Arena” të këtij qyteti luhet sot, në orën 21:00, ndeshja e fundit në grup me Spanjën dhe në tribuna priten mbi 30 mijë tifozë shqiptarë. Kapaciteti i stadiumit është 54.600 vende, por për ndeshjen e sotme reduktohet në 47.000. Tifozët kuqezi do të jenë dominues mbrëmjen e sotme, ashtu si me Italinë në Dortmund. Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të transmetohet nga TV Klan dhe në platformën “Tring”. Temperaturat në orarin e ndeshjes do jenë 23 gradë.

Kompanitë e basteve sigurisht që favorizojnë Spanjën për ndeshjen e sotme me Shqipërinë. Edhe pse iberikët pritet të mos luajnë me formacionin e titullarëve në këtë ndeshje, koeficientet e publikuara nga kompanitë e basteve flasin për fitoren e tyre në letër.

Fitorja e Spanjës kuotohet me koeficientin 1.4, barazimi 4.7 dhe fitorja e Shqipërisë me koeficientin 7.5. Spanja ka siguruar matematikisht vendin e parë në grup pas 2 fitoreve kundër Kroacisë dhe Italisë, kurse Shqipëria ka 1 pikë dhe mund të thyejë të gjitha “parashikimet”.

Kjo ndeshje i është  besuar suedezit Glen Nyberg. Arbitri që u bë i famshëm në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve midis Arsenalit dhe Bajern Mynihut në “Emirates Stadium”, pasi u mohoi nga një penallti secilës skuadër, sipas gjykimit të tifozëve.

Asistent të Nyberg do të jenë Mahbod Beigi dhe Andreas Sëderkvist, po ashtu suedezë. Gjyqtar i katërt do të jetë ukrainasi Kristian Dingert, ndërsa në VAR do të jenë anglezi David Kote dhe gjermani Marko Fric.

Në dy ndeshjet e mëparshme në grup kuqezinjtë kanë pasur ndonjë rezervë për gjykimin, por jo ndonjë problem madhor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →