Bota Sport

“Basti” i drejtuesve: Në janar, Tirana e vërtetë! Ibraimi ia ka parashtruar presidentit qëndrimin e tij

basti i drejtuesve ne janar tirana e vertete ibraimi ia ka parashtruar presidentit qendrimin e tij





































Dilema është e madhe. Do të shohim që në fillim një Tiranë që shkëlqen apo një skuadër që rritet dita-ditës. Fakt është që bardhebluve do t’u duhet kohë.

TIRANA

Drejtori Agim Ibraimi dhe zyrtarë të tjerë të skuadrës kanë planifikuar se ekipi i vërtetë do të shihet në janar. Në bisedimet që ai ka bërë me drejtuesit e skuadrës, më saktë me presidentin Refik Halili, drejtori ka shfaqur bindjen se skuadra do të jetë ajo që duhet vetëm në janar. Sipas tij, ekipi është i ri dhe i duhet kohë që të konsolidohet. Ibrahimi ka qenë i qartë. Ekipi do të shihet në janar 2025. Duhet pranuar se skuadra ka larguar mbi 13 lojtarë dhe ka afruar 14 futbollistë të tjerë. Një lëvizje e madhe që kërkon kohë për të pjekur ekipin e ri.

TRAJNERI – Edhe trajneri i skuadrës ka qenë në një mendje. Vetë Shkëmbi ka pranuar kohë më parë në një intervistë për gazetën se skuadrës i duhet kohë. “Në kushte normale të një skuadre profesioniste dhe një skuadre të duruar. Të një klubi të duruar ashtu siç funksionojnë klubet profesioniste, të cilat kanë një projekt që e kanë nisur nga zero, duhet të ketë durim, sepse duhet kohë. Për të qenë në maksimum do të na duhen disa muaj. Janar shkurt apo dhjetor nuk mund ta vendos, por jam i bindur që me durim dhe besim, kjo skuadër do të bëjë shumë mirë. Përse them se do të bëjë shumë mirë, sepse shoh se ekipi ka lojtarë të rinj dhe të uritur për të bërë sa më mirë. Dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme.

NDESHJET – Tirana mbylli ditën e premte serinë e ndeshjeve përgatitëse. Skuadra fitoi 1-2 kundër Burrelit në “Liri Ballabani”. Për bardheblutë kjo ishte ndeshja e dhjetë dhe e teta miqësore gjatë kësaj vere. Skuadra ka tre fitore, tri humbje dhe katër barazime, me një golavarazh të përgjithshëm 10-10. Duhet pranuar se bardheblutë kanë probleme me golat. Kjo pasi, 5 sulmues ka larguar Tirana nga sezoni i shkuar. Ata janë Abazaj, Hasani, Latifi, Patrik, Kaina. Të gjithë bashkë kanë shënuar 36 gola gjithë kampionatin. Duhet kujtuar se 56 gola shënoi sezonin e shkuar ekipi i Tiranës. Bardheblutë u shpallën ekipi që ka shënuar më shumë kampionatin që lamë pas.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts