Sport

Bastoni: Respekt ndaj Kroacisë, por jo frikë. Humbja ndaj Spanjës na bashkoi më shumë

bastoni respekt ndaj kroacise por jo frike humbja ndaj spanjes na bashkoi me shume
bastoni respekt ndaj kroacise por jo frike humbja ndaj spanjes na bashkoi me shume

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Italisë ndaj Kroacisë, përveç trajnerit, ka folur edhe Alessandro Bastoni, golashënuesi i golit në ndeshjen hapëse ndaj Shqipërisë.

Bastoni tha se kanë respekt për Kroacinë, por jo frikë. Sipas tij, humbja e skuadrës ndaj Spanjës e ka bashkuar më tepër ekipin.

“Frika është një koncept që unë e krahasoj me diçka më serioze se futbolli. E pamë Kroacinë, edhe në 0-3 kundër Spanjës krijuan mundësi, mund të kishin shënuar më shumë se një gol. Ne kemi respekt të madh për Kroacinë, i njohim lojtarët, e dimë se çfarë eksperience kanë. Ata kanë më shumë se 80 ndeshje së bashku, shpesh nuk ndodh as në një klub.

Por humbja me Spanjën na bashkoi edhe më shumë. Unë mendoj se do të dalin në pah vlerat më të mirat tona dhe kjo do të shikohet në fushë”, u shpreh Bastoni.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts