Një nga shqetësimet kryesore të përdoruesve të iPhone është nëse do ia dalin që mos ta karikojnë celularin përgjatë ditës.
Fatmirësisht, Apple ka dy këshilla për të maksimizuar jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes suaj.
Gjithçka që duhet për të përfituar sa më shumë nga jetëgjatësia e baterisë ose sasia e kohës që pajisja juaj funksionon përpara se të duhet të karikohet, është rregullimi i dy cilësimeve.
“Ka dy mënyra të thjeshta që mund të ruani jetëgjatësinë e baterisë – pavarësisht se si e përdorni pajisjen tuaj: rregulloni ndriçimin e ekranit dhe përdorni Wi‑Fi”, thuhet në faqen zyrtare. Zbehja e ekranit ose aktivizimi i ndriçimit automatik mund të zgjasë jetëgjatësinë e baterisë.
Për të aktivizuar ndriçimin automatik, shkoni te Settings > Accessibility > Display & Text Size, më pas aktivizoni Auto-Brightness. Kjodo të rregullojë automatikisht ekranin bazuar në kushtet e ndriçimit.
Për më tepër, përdorimi i Wi-Fi në vend të internetit të celularit kërkon më pak energji, kështu që kjo do të ndihmojë në maksimizimin e jetëgjatësisë së baterisë, këshillon Apple.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co