Shqiperia

Batutat në Komisionin për TIMS/ “Je i dashuruar pas mikrofonit”, Salianji: Unë e përdor për të folur, ju për ndonjë gjë tjetër…

batutat ne komisionin per tims je i dashuruar pas mikrofonit salianji une e perdor per te folur ju per ndonje gje tjeter
batutat ne komisionin per tims je i dashuruar pas mikrofonit salianji une e perdor per te folur ju per ndonje gje tjeter

Në komisionin hetimor për sistemin TIMS janë paraqitur qëndrimet në përfundimit të hetimit parlamentar. E ndërsa kreu i Komisionit, Ervin Salianji, paraqiti raportin përfundimtar, duke iu referuar ekspertëve që kanë punuar pranë komisionit, nënkryetari socialist Toni Gogu, paraqiti një tjetër variant, duke e cilësuar si qëndrimin e mazhorancës.

Salianji tha se raporti i ekspertëve është 42 faqe, ndërsa socialistët aluduan se kryetari i Komisionit ka lexuar një tjetër raport dhe ka depozituar një tjetër raport.

[embedded content]

“Si nuk ju vjen turp që thoni edhe këtë. Raporti një është dhe është paraqitur në Sekretari. Nga ky komision jeni thyer në mes, janë bërë gjetje që as i keni menduar. Ju keni fjetur këtu, ju ia keni futur gjumit”, iu drejtua Salianji, deputetëve socialistë.

Batutat në komision

Qefalia: Je i dashuruar pas mikrofonit

Salianji: Unë mikrofonin e përdor për të folur, ju ndoshta për një gjë tjetër

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts