Lajm i keq për Bayern Munich, në kuadër të ndeshjes ndaj Lazios. Gjatë takimit ndaj Bochumit, të cilin e humbën 3-2, bavarezët panë të largohej përpara kohe nga fusha Noussair Mazraoui, për shkak dëmtimi. Mbrojtësi maroken ka shfaqur probleme fizike dhe është herët për të folur për kohën e rikuperimit.
Kampionët e Gjermanisë përballen me një emergjencë të vërtetë në krahun e djathtë, duke marrë parasysh edhe dëmtimet e Sacha Boey dhe Bouna Sarr. Nga ana tjetër, Alphonso Davies është rikthyer në stërvitje për herë të parë, duke bërë ushtrime me top, ndërsa Konrad Laimer filloi punën i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co