Sport

Bayern mendon për Nagelsmann, Federata e Gjermanisë e vendosur për të ardhmen e trajnerit

bayern mendon per nagelsmann federata e gjermanise e vendosur per te ardhmen e trajnerit
bayern mendon per nagelsmann federata e gjermanise e vendosur per te ardhmen e trajnerit

Ndër alternativat që po merr në konsideratë  Bayern Munich për pasuesin e Thomas Tuchel është edhe Julian Nagelsmann. Gjithsesi, misioni i kampionëve të Gjermansië për të firmosur me Nagelsmann është mjaft i vështirë pasi përfaqësuesja po bën mirë dhe puna e “timonierit” në krye të kombëtares vlerësohet shumë nga Federata.

Kontrata e Nagelsman me Gjermaninë skadon pas Europianit, por dëshira është për zgjatjen e bashkëpunimit edhe më tutje. Zëvendës-presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Hans-Joachim Watzke, foli  në kanalin gjerman 360 Media për këtë temë.

“Ne do përpiqemi të zgjasim kontratën e Nagelsmann. Po flasim për një trajner i cili ka qenë i suksesshëm në të gjitha klubet ku ka qenë, Hoffenheim, Leipzig dhe Bayern Munich. Të bësh mirë në tre klube të ndryshme është sigurisht diçka e madhe” – tha watzke.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts