Bayern në alarm për Davies, Reali planifikon sulmin për të siguruar shërbimet e tij

bayern ne alarm per davies reali planifikon sulmin per te siguruar sherbimet e tij
bayern ne alarm per davies reali planifikon sulmin per te siguruar sherbimet e tij

Alfonso Davies mbetet një nga emrat më të lakuar në shtëpinë e Bayernit. Mbrojtësit anësor i skadon kontrata në vitin 2025 dhe gjatë sesioneve të fundit të merkatove, ai është përfolur për një kalim te Real Madrid.

Gjithsesi, për transferimin e kanadezit, asnjëherë nuk kanë qenë kushtet e duhura. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Los Blancos do të nisë vitin tjetër, një sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Ajo çka shton shumë optimizmin  për finalizimin e një operacioni të tillë është dëshira e vetë Davies për t’u bashkuar me kampionët e Europës. Ai, në sezonin  e kaluar, luajti 29 ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co