Baywatch rikthehet në Televizion me një brez të ri shpëtimtarësh

baywatch rikthehet ne televizion me nje brez te ri shpetimtaresh
baywatch rikthehet ne televizion me nje brez te ri shpetimtaresh

“Baywatch” ka qenë një nga serialet më të dashur të së shkuarës dhe është bërë e ditur se po përgatitet për një rikthim në ekranin e vogël.

Seriali origjinal me protagonist David Heiselhoff ishte një nga më të dashurit e fundit të viteve ’80 dhe ’90. Ai zgjati 11 sezone me 242 episode ndërsa arriti të ketë shikues fanatikë nga 145 vende dhe të identifikojë shumë aktorë me rolet në serial.

Përveç Heiselhoff, kasti përfshinte edhe Pamela Anderson, Jasmine Blyth, Jason Momoa, Alexandra Paul dhe Michael Newman.

Episodet e reja do të bashkëprodhohen nga Fremantle dhe Fox Entertainment.

Shpëtimtarët e guximshëm të oqeanit, rikthehen në plazhet e pacënuara dhe kostumet e kuqe ikonike, së bashku me një gjeneratë krejt të re të shpëtimtarëve të Baywatch që lundrojnë në jetët e ndërlikuara e të çrregullta personale në këtë rindezje plot aksion”, sipas përshkrimit zyrtar të serialit.

Skenari është shkruar nga Lara Olsen, e cila gjithashtu do të shërbejë si drejtuese e shfaqjes me të njëjtin ekip prodhimi si seriali origjinal, raporton Deadline.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →