Gjatë ditës së sotme u inaugurua hapja e bazës ajrore të Kuçovës. Atje ishin ftuar edhe deputetët e opozitës në radhët e komisionit të sigurisë kombëtare.
Por siç shkruan në një reagim, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kur kanë shkuar atje, deputetët e opozitës nuk kanë pasur karrige për t’u ulur, me pretendimin se nuk do të merrnin pjesë. Për këtë arsye, Gjekmarkaj i bën një letër publike kryeministrit Edi Rama.
REAGIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT, AGRON GJEKMARKAJ
Leter Edi Rames per “zarbon” Niko Peleshi !
Nuk është në natyren time të fyej dhe të ve epitete denigruese, për tendenca për të poshteruar opoziten në thelbin e saj institucional bën që rezistenca të bjerë
Sot në Kuçovë u perurua një bazë ajrore e Natos dhe kjo është një ngjarje e shenuar per Shqiperinë dhe sigurinë e saj, madje edhe për rajonin nëse duam.
Partia Demokratike që në themelimin e saj ka aspiruar antarësimin e Shqipërisë në Nato kur PPSH e kundershtonte e po kaq bija e saj PSSH.
Fati, puna dhe insistimi e bëri të mundur që qeveria e PD ta antarësojë vendin tonë në këtë aleancë të madhe të qyteterimit perendimor duke shenjuar edhe të ardhmen e atdheut tonë.
Deputetet e Opozites në komisionin e sigurisë u ftuan për të marrë pjesë në ceremoni por çuditerisht kur shkuan atje nuk kishin vënde per tu ulur. Pergjigjia qe: Menduam që nuk do vinit ndaj nuk ju lamë karrige që të ulëshit.
Ermonela Fejal me të njëjtin status si Agron Gjekmarkaj “ku e ku me properendimore e pro Nato” se zoteria në fjalë njësoj Zevendes Kryetare e Kuvendit, ftohet, ulet dhe ëmbel buzeqesh. Asgjë personale nuk kam këtu por raporti që pushteti ka me opoziten është irritues në perbuzjen e vet organike. Të mos ftosh është me fisnike se protokolli masakrohet shpesh por të ftosh dhe të tallesh, ta lësh pa vende është vogelsi dhe mohim i çdo zakoni e tradite në çdo treve të Shqiperisë.
Një minister mbrojtjeje, injorant në çdo këndveshtrim, servil në çdo gjykim, zarbo në sjellje fyen Opoziten.
Kryeministri ishte ai që do fliste dhe ne do degjonim, humbi një dekor demokratik që do ja kishte ënda ta shiste. Në fund ai humbi më shumë se ne. Opozita nuk shkoi aty per Edi Ramen por i takonte të ishte aty.
Por as per kaq nuk u kujdesen! U tentua të vidhet historia dhe të ndertohet një e re pa kujtesë si kompjuterat e perdorur që zarboja shiste dikur.
Çdo shqipëtar kujton se kur firmosej marrëveshja e asocim stabilizimit perfaqesuesit e Opozites socialiste ishin aty, kur Presidenti Bush erdhi në Tiranë kryetari i grupit parlamentar socialist ishte në pritje, kur hymë në Nato në samitin e Bukureshtit perfaqesuesit e tij atje qenë.
Me “zarbo” plotesohen teka, kryhen sherbime, ndyhet politika , zvoglohet Shqiperia por historia të pergjon, të ndjek dhe të vë vulen e saj.
Së paku mos e nxirr “zarbon” të kerkojë falje lerë të mendojë se e bëri mirë punën e lakeut. Protokolli nuk është si të shikosh filxhan me Sofkën!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co