Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist, dyshohet se…

bazat amerikane ne evrope pergatiten per sulm te mundshem terrorist dyshohet se
bazat amerikane ne evrope pergatiten per sulm te mundshem terrorist dyshohet se

Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën u vunë në gatishmëri të shtuar, pasi informacionet e reja të inteligjencës paralajmëruan për një sulm të mundshëm terrorist.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane konfirmoi se objektet ushtarake në të gjithë Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM) u ngritën në shkallën “Charlie” të mbrojtjes, që do të thotë se një sulm është i mundur.

Zyrtari nuk dha detaje për përmbajtjen e informacioneve të inteligjencës, por zyrtarë që merren me antiterrorizmin nga shumë vende paralajmëruan për kërcënime në rritje, përfshirë edhe ato që lidhen me Olimpiadën e ardhshme Verore në Paris.

Në njoftimin e EUCOM-it thuhet se masat e shtuara të sigurisë, janë rezultat i një kombinimi faktorësh.

“Rritja e gatishmërisë nuk lidhet me ndonjë kërcënim specifik, por me disa faktorë të kombinuar, siç janë ngjarjet e mëdha – përfshirë këtu Kampionatin Evropian të Futbollit dhe Lojërat Olimpike – dhe sulmet e mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshme joushtarake në Evropë”, thuhet në deklaratë.

EUCOM-i e këshilloi personelin në Evropë që “të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitete të dyshimta, t’i ndjekë këshillat për udhëtim që i jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal”.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes tha se ushtria “po ndërmerr hapa shtesë për t’u siguruar që trupat amerikane të jenë të kujdesshme si gjatë aktiviteteve të punës, ashtu edhe gjatë aktiviteteve personale”./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →