Gjermani-Skoci do t’i japë zyrtarisht startin kampionatit evropian, Euro 2024 në Gjermani. Media prestigjoze “BBC” në prag të nisjes së evropianit, “guxon” të parashikojë se cilët mund të jenë edhe emrat e rinj, që do të lejnë gjurmë këtë evropian.
Janë 24 futbollistët, të cilët sipas BBC do të mund kenë mundësinë e artë për të shpalosur talentin e tyre në Euro 2024.
Nga Simons, Wirtz, Musiala e deri te Arda Guler, pjesë e kësaj liste nuk kishte si të mundonte talenti i kombëtares shqiptare. Mario Mitaj është një prej lojtarëve që pritet të jetë protagonist në Euro 2024 me fanellën e Shqipërisë, ndërsa vendoset përkrah yjeve botërorë.
“Pas aventurës së tij në AEK të Athinës, Mitaj ka zhvilluar dy sezone shumë premtuese me Lokomotivën e Moskës në kampionatin Rus. Me interes të veçantë ndiqet nga Juventusi, ndërsa do të luajë nga minuta parë në duelin me Italië. Kjo përballje do të jetë shumë e rëndësishme për ‘Zonjën e Vjetër’, që do të ndjekë nga afër talentin kuqezi”, shkruhet në artikull.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co