Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, financiare dhe politike për Ukrainën, sipas një deklarate të përbashkët të kryetarëve të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Këshillit Evropian Charles Michel dhe Parlamentit Evropian Roberta Metsola, të shpërndarë në Bruksel në lidhje me dyvjetorin e fillimit të luftës ruse në Ukrainë.
Deklarata thekson se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë, të palëkundur politike, ushtarake, financiare, ekonomike, diplomatike dhe humanitare për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, të mbrojë popullin e saj, qytetet dhe infrastrukturën e saj jetike, të rivendosë integritetin e saj territorial, të kthejë mijëra të dëbuar, fëmijët dhe t’i japë fund luftës.
Dokumenti thekson se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetje financiare të rregullt dhe të parashikueshme.
Një paketë ndihme financiare prej 50 miliardë euro për 2024-2027 do të ndihmojë Ukrainën të përmbushë nevojat e saj imediate, të rindërtojë ekonominë dhe shoqërinë e saj, të modernizojë institucionet e saj dhe të forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit.
BE-ja do të vazhdojë të përmbushë nevojat urgjente ushtarake dhe të mbrojtjes të Ukrainës, duke përfshirë furnizimin me municione dhe raketa të nevojshme dëshpërimisht.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co