BE kërkoi bisedime rreth modaliteteve për hapjen e urës, Kurti u përgjigjet: Diskutimet janë zhvilluar, ka plan se si duhet të hapet ajo

be kerkoi bisedime rreth modaliteteve per hapjen e ures kurti u pergjigjet diskutimet jane zhvilluar ka plan se si duhet te hapet ajo





































Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur Bashkimit Evropian në lidhje me deklaratat se çështja e urës së ibrit do të diskutohet në Bruksel.

albin kurti

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kurti ka thënë se për urën e ibrit është diskutuar në Bruksel gjatë viteve 2014-2017.

Ai ka thënë se afati i fundit për hapjen e urës ishte 20 janari 2017.

Kështu, Kurti ka thënë se diskutimi për një marrëveshje është indirekte shkelje e marrëveshjes.

“Diskutimet në Bruksel janë zhvilluar në vitet 2014-2017, dhe ato diskutime kanë përfunduar jo vetëm me marrëveshje për hapje të urës, por edhe me marrëveshje për plan të zbatimit si duhej të hapej ajo urë. Afati i fundit ka qenë 20 janari i vitit 2017. Nëse është bërë një marrëveshje dhe bëhet diskutime mbi marrëveshjen kjo është një mënyrë indirekte e shkeljes së marrëveshjes. Ne nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në shkeljen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti. /

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →