Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe për shpalljen e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, duke vlerësuar se veprimet e tilla paraqesin shkelje të detyrimeve të saj që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Të hënën, qeveria e Serbisë miratoi një projektligj që e shpallë Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, me të cilin siç thuhet rregullohen të drejtat për mbrojtje të veçantë sociale si dhe projektligjin për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, tha se këto veprime janë në kundërshtim me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga blloku.
“Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligjet e qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha zonja Massrali.
Këto projektligje qenë paralajmëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç me 13 shtator, si masa pas shuarjes së institucioneve të Serbisë nga ana e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit.
Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetet sociale të martën akuzoi Serbinë se po bën çdo përpjekje për ta bllokuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, “duke shkelur marrëveshjet, tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës”, shkroi ai.
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë dhe për shpalljen e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, duke vlerësuar se veprimet e tilla paraqesin shkelje të detyrimeve të saj që dalin nga procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Të hënën, qeveria e Serbisë miratoi një projektligj që e shpallë Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, me të cilin siç thuhet rregullohen të drejtat për mbrojtje të veçantë sociale si dhe projektligjin për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, tha se këto veprime janë në kundërshtim me zotimet që Serbia ka marrë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga blloku.
“Që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë detyrime të qarta lidhur me juridiksionin e tyre përkatës. Projektligjet e qeverisë së Serbisë, në mënyrën si janë publikuar paraqesin shkelje të qarta të obligimeve nga dialogu dhe janë në kundërshtim me ripërkushtimin e shprehur rishtazi për dialogun”, tha zonja Massrali.
Këto projektligje qenë paralajmëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç me 13 shtator, si masa pas shuarjes së institucioneve të Serbisë nga ana e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit.
Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetet sociale të martën akuzoi Serbinë se po bën çdo përpjekje për ta bllokuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, “duke shkelur marrëveshjet, tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës”, shkroi ai./VOA/