BE propozoi përdorimin e parave të ngrira ruse për Ukrainën, reagon ashpër Kremlini: Shkelje e ligjit evropian. Do të përgjigjemi!

be propozoi perdorimin e parave te ngrira ruse per ukrainen reagon ashper kremlini shkelje e ligjit evropian do te pergjigjemi
be propozoi perdorimin e parave te ngrira ruse per ukrainen reagon ashper kremlini shkelje e ligjit evropian do te pergjigjemi

Propozimi për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse nga BE-ja është një hap tjetër për prishjen e ligjit evropian, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më herët se ai do të propozonte që BE-ja të përdorë 90% të të ardhurave nga asetet ruse të ngrira në Evropë për të blerë armë për Ukrainën nëpërmjet fondit Evropian të Paqes.

“Kjo është një tjetër deklaratë në përputhje me lëvizjen për prishjen e bazës ligjore të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare,” tha Peskov.

Moska do t’i përgjigjet përpjekjeve të BE-së për të përdorur asetet e saj të ngrira ose të ardhurat prej tyre me veprime gjyqësore shumëvjeçare, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

“Evropianët janë plotësisht të vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktojnë vendime të tilla si për ekonominë e tyre, ashtu edhe për imazhin e tyre, reputacionin e tyre si garantues të besueshëm të paprekshmërisë së pronës. Dëmi do të jetë i pashmangshëm. Personat, shtetet që do të lidhen me marrjen e vendimeve të tilla do të bëhen objekt i ndjekjes penale për shumë dekada”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →