Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi në Poloni të enjten në mbrëmje se vendet e goditura nga përmbytjet do të kenë akses në një fond prej 10 miliardë euro (11 miliardë dollarë amerikanë) nga Bashkimi Evropian (BE).
Njoftimi erdhi në një takim në Wroclaw, ku morën pjesë gjithashtu kryeministri polak Donald Tusk, kryeministrat çek dhe sllovak dhe kancelari austriak.
Gjatë një konference për shtyp pas takimit, Von der Leyen garantoi mbështetjen e BE-së për rindërtimin në muajt dhe vitet e ardhshme.
Tusk kohët e fundit shpalli një gjendje fatkeqësie natyrore në zonat e goditura nga përmbytjet dhe premtoi të ndajë fonde për përpjekjet e shpëtimit dhe rindërtimit.
Polonia ka përjetuar përmbytje të rënda, veçanërisht në rajonet e saj jugperëndimore, ku zonat më të goditura janë Opole dhe Silesia e Poshtme.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, evakuime dhe të paktën shtatë vdekje në Poloni. Republika Çeke, Sllovakia dhe Austria janë prekur gjithashtu nga përmbytjet në shkallë të ndryshme.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co