BE vijon ndihmën për Kievin, Ukraina do të marrë 6 miliardë euro në 2 muajt e ardhshëm

be vijon ndihmen per kievin ukraina do te marre 6 miliarde euro ne 2 muajt e ardhshem
be vijon ndihmen per kievin ukraina do te marre 6 miliarde euro ne 2 muajt e ardhshem

Ukraina do të përfitojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në dy muajt e ardhshëm, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal ditën e sotme.

Qeveria ukrainase pret t’i marrë 4.5 miliardë euro në mars, ndërsa 1.5 miliard euro të tjera në prill, sipas Shmyhal.

BE-ja u pajtua në shkurt për një paketë të ndihmës financiare për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh për një periudhë katërvjeçare.

“Këtë vit, ne synojmë t’i marrin 16 miliardë euro nga Bashkimi Evropian. Ukraina do t’i ketë burimet për të luftuar dhe për të fituar. Ky është synimi ynë kryesor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për këtë”, theksoi ai.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vitin e tretë dhe Kievi varet tejet shumë nga mbështetja ekonomike dhe ushtarake e aleatëve të vet perëndimorë.

Ndihma ekonomike në vlerë miliarda euro në dy vjetët e para i ndihmoi Qeverisë ta ruajë qëndrueshmërinë makroekonomike, ta luftojë inflacionin dhe t’i kryejë me kohë pagesat e pensioneve dhe rrogat në sektorin publik.

Ukraina e përdor shumicën e buxhetit të brendshëm nga të hyrat për ta financuar mbrojtjen.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se Ukraina i mori 73.6 miliardë euro nga shtetet e jashtme në vitet 2022 dhe 2023.

Por, në dy muajt e parë të këtij viti, Kievi i mori vetëm 1.2 miliard dollarë, pasi paketat e mëdha financiare u zvarritën apo u bllokuan.

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, ka thënë se vendi i tij ka nevojë për 3 miliardë dollarë në muaj për ta kapërcyer vitin 2024./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →