BE zgjat për një vit sanksionet kundër organizatave terroriste DEASH dhe Al-Kaeda

be zgjat per nje vit sanksionet kunder organizatave terroriste deash dhe al kaeda
be zgjat per nje vit sanksionet kunder organizatave terroriste deash dhe al kaeda

Bashkimi Evropian (BE) zgjati deri më 31 tetor 2025 afatin e sanksioneve kundër organizatave terroriste DEASH dhe Al-Kaeda si dhe individëve, grupeve dhe institucioneve të lidhura me këto organizata.

Në deklaratën me shkrim nga Këshilli i Evropës thuhet se nga vendimi i marrë janë prekur 15 individë dhe 6 grupe që ndodhen aktualisht në listën e sanksioneve.

“Afati i sanksioneve kundër organizatave terroriste DEASH dhe Al-Kaeda si dhe individëve, grupeve dhe institucioneve të lidhura me këto organizata është zgjatur deri më 31 tetor 2025. BE-ja vazhdon vendosmërinë për të kaluar në veprim kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Sanksionet e BE-së përfshijnë ngrirjen e aseteve të individëve dhe organizatave në 27 vende anëtare që janë të përfshira në listë, ndalesën e sigurimit të burimit ekonomik në mënyrë direkte ose indirekte për ta dhe ndalimin e udhëtimit në BE për personat fizikë në listë.

BE-ja zbaton sanksione ndaj DEASH-it dhe Al-Kaedës si dhe individëve, grupeve dhe institucioneve të lidhura me këto organizata, që nga viti 2016.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →