Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni. Për të bërë publik këtë vendim të bujshëm ka qenë vetë klubi i kuq me anë të një njoftimi për mediat:
“Jurgen ka njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpool në përfundim të këtij sezoni, me këtë vendim janë njohur edhe pronarët e klubit”, lexohet në njoftim. Jo vetëm Klopp, së bashku me atë do të largohet nga Liverpool edhe stafi i tij, asistenët etj.
“Unë mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjoni për herë të parë, por padyshim që unë mund ta shpjegoj ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj. Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub, më pëlqen gjithçka për qytetin, më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që unë po e marr këtë vendim tregon se jam i bindur se është ai që duhet të marr. Është se unë jam, si ta them, po më mbaron energjia. Nuk kam asnjë problem tani, padyshim, e dija që më gjatë se do të më duhet ta shpallja në një moment, por tani jam absolutisht mirë. E di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri. Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për ty, dashuria u rrit për ju dhe më e pakta që ju detyrohem është e vërteta dhe kjo është e vërteta”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co