Ushtria izraelite ka lëshuar një alarm të ri për banorët e periferive jugore të Bejrutit që të evakuohen menjëherë pas mesnatës.
IDF tha se “paralajmërimi i ri urgjent” ishte posaçërisht për banorët në një ndërtesë në lagjen Burj al Barajneh.
“Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave që i përkasin Hezbollahut, ku Forcat e Mbrojtjes do të punojnë kundër tyre në të ardhmen e afërt”, tha ushtria izraelite.
“Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, duhet të evakuoni menjëherë këtë ndërtesë dhe ndërtesat fqinje dhe të qëndroni larg tyre për një distancë prej të paktën 500 metrash”.
Rreth një orë pas paralajmërimit shpërthime janë dëgjuar në periferi jugore të Bejrutit.
Ende nuk dihet nëse ka një bilanc viktimash apo të lënduarish nga ky shpërthim, ndërsa me zbardhjen e mëngjesit janë shfaqur retë e tymit që ngrihen nga periferitë jugore të kryeqytetit libanez.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co