Çështja kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri ka përplasur sërish kryeministrin Edi Rama dhe Sakis Ioannidis, Përfaqësuesin e Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë Sakis Ioannidis, por këtë herë në Bruksel.
Sakis Ioannidis ka pretenduar se Fredi Beleri duhet të betohet si kryetar bashkie, ndërsa nga ana e tij kryeministri Rama i është përgjigjur duke theksuar se Greqia duhet te mësojë te respektojë drejtësinë.
Rama thekson se kjo është një çështje e drejtësisë në një vend sovran ‘ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin’.
Sipas kryeministrit Rama ‘kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?’
“Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.
Më duhet të përgjigjen shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?
Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek dhe nuk ka asnjë arsye për ta sjellë gjithë këtë dramë e traumë ballkanike në Bruksel sepse tingëllon shumë, shumë larg asaj çka e bën Bashkimin Europian atë që është.
Më duhet t’i garantoj kolegut grek dhe çdo greku që mendon po njësoj që nuk ka asgjë të tillë. Kjo është thjesht një çështje e drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend të Bashkimit Europian dhe të hemisferës europiane.”, replikoi Rama.
Replika e plotë:
-Pyetje: Faleminderit shumë! Do të flas në gjuhën greke. Kryetarë, kryeministra, kemi organizuar organizimin sot për shoqërinë civile, ju uroj mirëseardhjen në seancën tonë plenare. KESE ka treguar se mbështet pjesën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe ne i mirëpresim të gjithë anëtarët e rinj në familjen tonë të KESE-s. Bashkimi Europian nuk është vetëm një instrument financiar. Është një instrument institucional dhe të dy kryeministrat përmendën një gjë të tillë. Do doja që të përmendja një çështje që lidhet me këtë dhe ka të bëjë me kryetarin e bashkisë së Himarës, zoti Beleri.
Zoti Beleri u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, i akuzuar për korrupsion për 360 euro dhe ka qëndruar i burgosur për 160 ditë dhe nuk është lejuar të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës. Nuk do të komentoj për vendimet e këtij vendi, por një dëshmitar kryesor pranoi se i ishte dhënë ryshfet. Në qoftë se kjo do të kishte ndodhur në një vend të Bashkimit Europian, këto akuza do të ishin rrëzuar tanimë dhe nuk do të mbahej askush, dikush për 9 muaj në burg në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Megjithatë, organizata e shoqërisë civile në Shqipëri, organizatat e pakicës dhe opozita në Shqipëri, e kanë dënuar këtë shkelje të konventës së të drejtave të njeriut, kryetari i bashkisë akuzohet, do ta përmbyll zonja moderatore. Ai nuk lejohet të bëjë betimin dhe ai është kryetar i zgjedhur i bashkisë, po flas për sovranitetin popullor. Është një parim kyç për zgjerimin. Për 5 minuta do t’iu jap mundësi të përgjigjeni
Po do të keni mundësi të përgjigjeni. Faleminderit që respektuat kohën. Kemi një listë mjaft të gjatë ndërhyrjesh përpara nesh.
Moderatorja: Do të kemi tashmë 5minuta për reagime. Ndoshta do të doja tia jepja sërish fjalën miqve tanë të shquar. Nuk e di nëse kryeministri Rama do donte të reagonte.
Kryeministri Edi Rama: Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.
Më duhet të përgjigjen shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?
Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek dhe nuk ka asnjë arsye për ta sjellë gjithë këtë dramë e traumë ballkanike në Bruksel sepse tingëllon shumë, shumë larg asaj çka e bën Bashkimin Europian atë që është.
Më duhet t’i garantoj kolegut grek dhe çdo greku që mendon po njësoj që nuk ka asgjë të tillë. Kjo është thjesht një çështje e drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend të Bashkimit Europian dhe të hemisferës europiane.
Faleminderit shumë
– Faleminderit kryeministër! Ndoshta në interes të kohës do të vijoj me pjesën tjetër të ndërhyrjeve, por mjafton të thuhet që bazuar në komentet që dëgjuam, kjo nismë po kështu na ndihmon që të komunikojmë me njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të mësojmë diçka më tjetër për njëri-tjetrin kështu që, le ta shohim dhe nga kjo pikëpamje.
Ndërkohë do të vijojmë me raundin e dytë të ndërhyrjeve e do ta nisim me listën e presidentit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co