Fredi Beleri, nga qelia e burgut ka lëshuar akuza në drejtim të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë, ku nga ky proces rezultoi fitues kandidati socialist, Vangjel Tavo.
Përmes një reagimi Beleri flet për skandal dhe shkelje të rënda ligjore nga ana e KQZ-së. Sipas tij, edhe pse ai kishte bërë ankimin për vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak, ai ligjërisht vazhdonte të ishte i zgjedhur për bashkinë e Himarës.
REAGIMI I BELERIT
Te nderuar miq, Himariote !
Skandali i zgjedhjeve ne Himare shkon pertej manipulimeve dhe vjedhje te zakonshme. Ky skandal ka kapercyer tashme kufijte e ligjit dhe ka perdhosur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.
Sipas nenit 133 te K.Pr.Administrative ankimi administrativ ndaj vendimit te KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri ne njoftimin e vendimit te ankimit.
Ankimi eshte paraqitur perpara dates se zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk eshte marre nga KAS dhe rrjedhimisht as eshte njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit te KQZ eshte i pezulluar, qysh perpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht.
Ne keto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk eshte ende i pavlefshem ligjerisht sado e pabesueshme mund te tingelloje dhe as sjell efekte vendimmarrja per nderprerjen e parakohshme te ketij mandati.
Ligjerisht nuk ka ende vakance, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjeter kryetar Bashkie.
Ky precedent sa i pabesueshem dhe aq antiligjor e antikushtetues eshte prova me e madhe qe zjedhje te lira nuk ka me dhe me kete regjim, nuk ka shprese te ndodhin.
Nje faze e re e opozitarizmit duhet te njgjizet sa me shpejt ….
Mosbindje dhe perbuzje per hajdutet e votave ..
Lajmi i mire i vetem eshte qe Kalaja e Himares, e Lukoves e Nivices dhe Dhermiu nuk jane mposhtur akoma !
Burrat e Himares nuk jane gjunjezuar ende !
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co