Belgjika do të fillojë dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë deri në fund të vitit 2024 nëse merr në kohë avionë më modernë F-35 nga SHBA, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Belgjikës, Michel Hofman.
“Dy faktorë po ndikojnë në dërgesat: disponueshmëria e pjesëve rezervë kritike që do të sigurojnë gatishmërinë operacionale të F-16, dhe gjithashtu orari i dorëzimit të F-35,” tha ai për gazetën Le Soir, duke shtuar se “avioni i parë F-35 do të mbërrijë në Belgjikë në verën e vitit 2025.
Në të njëjtën kohë, Hofman vuri në dukje se Belgjika tashmë ka kontribuar në krijimin e “aftësive ukrainase për përdorimin e F-16” duke dërguar instruktorë dhe specialistë teknikë në Danimarkë.
Transferimi i F-16 belg në Kiev duhet të kryhet pasi Belgjika të marrë 40 F-35 të porositura në 2018 nga SHBA, dorëzimi i të cilave po vonohet.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co