Belgjika refuzon zhvillimin e ndeshjes me Izraelin për arsye sigurie

belgjika refuzon zhvillimin e ndeshjes me izraelin per arsye sigurie
belgjika refuzon zhvillimin e ndeshjes me izraelin per arsye sigurie

Belgjika nuk do ta zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kombeve me Izraelin më 6 shtator për shkak të frikës për sigurinë, njoftoi të martën Federata Belgjike e Futbollit (RBFA).

Qyteti i Brukselit tha muajin e kaluar se ndeshja nuk do të luhej në stadiumin King Baudouin, sepse mund të nxiste demonstrata.

Autoritetet e kishin konsideruar “tĂ« pamundur organizimin e kĂ«saj ndeshjeje me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ«â€ nĂ« qytet pĂ«r shkak tĂ« tensioneve tĂ« lidhura me luftimet ndĂ«rmjet Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas – i shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Bashkimi Evropian.

Qytetet e tjera belge, gjithashtu, refuzuan të organizonin ndeshjen.

Qyteti pritës nuk është caktuar ende, me Budapestin që përmendet si një opsion.

Shqetësimet me gjasë u ngritën nga sulmi në Bruksel në tetor, ku një i armatosur islamik vrau dy tifozë suedezë të futbollit para ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, megjithëse motivi i sulmit nuk ishte antisemitik.

Franca dhe Italia janë në të njëjtin grup A2 të Ligës së Kombeve me Belgjikën dhe Izraelin./Rel/

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →