Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili është edhe drejtues politik i PD në qarkun e Fierit ka denoncuar zv.kryeministren Belinda Balluku, që sipas tij po kryen krime elektorale.
Bardhi thotë se u bëhet presion administratës që të marrin pjesë në mitingje, si dhe premtojnë vende pune.
Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë këto raste.
“Keqardhje për SPAK-un që nuk arrin të zbulojë nga krimet elektorale që po kryhen në qarkun e Fierit, në drejtimin e Belinda Ballukut! Jo vetëm metodat e paligjshme në shkelje të ligjit elektoral nga Balluku por sidomos arroganca e saj në komunitet dhe me vetë socialistët, janë për nga lloji të ngjashme me çizme pushtuesish”, shkruan Bardhi.
Reagimi i Gazment Bardhit
❌Të detyrosh punonjësit e administratës që të marrin pjesë në miting është krim elektoral!
❌T’u premtosh njerëzve vende pune në këmbim të votës, është krim elektoral!
🚨🚨🚨Shikoni kameran e fshehtë që emisioni “Piranjat” ka realizuar sot me autobuzat e sjellë nga qarku Fier për të mbushur sheshin bosh të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Janë dëshmi që SPAK-u nuk mund t’i injorojë!
⁉️ Keqardhje për SPAK-un që nuk arrin të zbulojë as sa “Piranjat” nga krimet elektorale që po kryhen në qarkun e Fierit, në drejtimin e Belinda Ballukut!
Jo vetëm metodat e paligjshme në shkelje të ligjit elektoral nga Balluku por sidomos arroganca e saj në komunitet dhe me vetë socialistët, janë për nga lloji të ngjashme me çizme pushtuesish!
Fieri dhe administrata publike do të çlirohet nga kjo më 11 Maj!
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co