Sport

“Bellingam është një nga më të mirët në botë”, kapiteni Gjimshiti flet para duelit me Anglinë: Japim gjithçka në fushë, e realizojmë ëndrrën për Botërorin

bellingam eshte nje nga me te miret ne bote kapiteni gjimshiti flet para duelit me angline japim gjithcka ne fushe e realizojme endrren per boterorin













































Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është shfaqur krah trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme me Anglinë në Uembli.

GJIMSHITI

Ai u shpreh se do japin gjithçka në fushë për të realizuar ëndrrën për të qene pjese e ketij kompeticioni madheshtor.

“Besoj që një atmosferë shumë të mirë, frymë e re, se ka disa lojtarë që janë talente dhe e përmirësojnë ekipin, kanë dhënë gjithçka në stërvitje për të arritur diçka që se kanë bërë kurrë. Unë të them të drejtën, ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa dhe realizohen. Nuk jam nga ai tipi që fshihet që të thotë që jemi kombëtare më e vogël se Anglia, dhe do provojmë mundësitë dhe pse jo të japësh gjithçka në fushë dhe pse jo ta arrijmë atë. Forca e tyre dihet, nuk do të flasim për lojtarë individualisht i shikojmë çdo fundjavë në tv, jemi përgatitur mirë, trajneri na ka mësuar të japim gjithçka në fushë. Kanë qenë pak ditë për tu përgatitur por e kemi bërë mjaft mirë. Nuk duhet të flasim individualisht, ekipi ka punë të vështirë, jo vetëm Gjimshiti por çdokush që do të luajë, do të jenë duele skuadrash, nëse përballohemi sa më mirë do ta kenë të vështirë. Ne jemi të përgatitur për këtë, pavarësisht se Anglia është një skuadër e fortë. Bellingam është fantastik, shumë rrallë ka lojtarë si ai apo dhe të tjerë, është nga më të mirët në botë, mund të arrijë dhe kulmin që të bëhet më i mirë për aq sa unë kam parë në ato dy ndeshje. Unë besoj që Anglia jo vetëm kundër nesh por edhe të tjerash është favorite, kështu nuk duhet të flasim për këtë. Nuk do të na nënvlerësojnë pasi kemi bërë gjëra të mira në Kombëtare, në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Ne kemi bërë një Europian të mirë edhe pse nuk arritëm përpara se patëm kundërshtarë të fortë, duhet të kemi përqëndrim 100% se për pak minuta kemi marrë dy gola rrjesht, duhet të jemi të përqëndruar se mund tët bëjnë dëm shumë shpejt dhe shkon shumë shpejt në këto nivele. Unë besoj që është herët të flasim për shance, por me kalimin e kohësh dhe pas 4 ndeshjesh mund ta vlerësojmë më mirë, për ne është e rëndësishme të japim gjithçka në fushë dhe mund të jetë diçka e rëndësishme, do të shihet qëllimi ynë”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts